Bale, 8 ndeshje pa gola, 7 ndeshje pa asistime

Përpos se nuk ka shënuar gol në tetë ndeshjet e fundit, për Balen ekziston edhe një statistikë e zezë, pasi uellsiani nuk ka arritur të bëj asnjë asistim të vetëm në shtatë ndeshjet e fundit.

Sport

08/03/2015 10:05

Statistikat katastrofale sa vijnë e shtohen për Balen, i cili në sezonin e tij të parë shkëlqeu me fanellën e Realit.

Sidoqoftë, nuk mund të thuhet e njëjtë gjë për këtë sezon, pasi ai nuk ka arritur të shënojë asnjë gol të vetëm në tetë ndeshjet e fundit me skuadrën e Real Madridit.

Përpos kësaj, uellsiani nuk ka arritur të regjistrojë asnjë asistim në shtatë ndeshjet e fundit, që është një statistikë shumë e keqe për një sulmues.