Balaj pas fitores: E kishim të vështirë, nuk jam i kënaqur me vetën

Kombëtarja e Shqipërisë i është kthyer rrugës së fitoreve, duke triumfuar në udhëtimin në Andorrë.

Sport

25/03/2019 23:42

‘Kuq e zinjtë’ që në këtë takim u udhëhoqën nga Ervin Bulku, shënuan fitore me rezultatin 0:2.

Një gol për kombëtaren shqiptare realizoi edhe Bekim Balaj, por ky i fundit akoma nuk është i kënaqur me vetën.

Ai pas takimit foli për ‘Supersport’, ku iu përgjigj disa pyetjeve të drejtuara nga panelistët.

0-3 në një moment delikat…

“Të gjithë e dimë, para kësaj ndeshje e kishim detyrim fitoren. S’kishim rezultat tjetër. Kontrolluam lojën, por ndonjëherë është e vështirë kur nuk del goli” tha Balaj për ‘Supersport’ përcjell lajmi.net.

Pse zgjodhe atë festim?

“Golin e përjetoj shumë. E doja një gol, dhe tani shpresoj të shënoj akoma më shumë. Të gjithë i shfrytëzojnë maksimalisht ato minuta, dhe sot dhashë më të mirën për sa luajta” shtoi sulmuesi

Je në 10 shënuesit më të mirë të Kombëtares…

“Nuk jam aq i kënaqur me aq sa kam shënuar. Por do bëj maksimumin. Detyra ime është të shënoj sa më shumë. Golat kthehen edhe në pikë” ishin fjalët e bomberit ‘kuq e zi’. /Lajmi.net/