Balaj godet indirekt Abrashin dhe Xhakën

Bekim Balaj ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore ndaj Bosnjes.

Sport

26/03/2017 13:52

Me theks të veçantë ai foli për atmosferën në skuadër, duke e vlerësuar atë si shumë të mirë, pavarësisht largimeve të Amir Abrashit dhe Taulant Xhakës.

“Unë nuk e di arsyen e vërtetë pse Xhaka dhe Abrashi u larguan nga grumbullimi. Atmosfera në skuadër është e mirë, siç ka qenë gjithmonë. E kemi treguar përherë se kemi ecur mirë dhe kemi arritur rezultate falë grupit të mirë qe kemi  krijuar gjatë këtyre viteve”, deklaroi Balaj, përcjellë “lajmi.net”.

“Se një apo dy lojtarë mund të mos jenë pjesë e ekipit për arsyet e tyre, grupi vazhdon të jetë i fortë dhe të gjithë bashkë shohim përpara”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6