Balague: Messi mendon Premierligën

Analisti i futbollit në Spanjë, Guillem Balague beson se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi mund të transferohet në Premierligë.

Sport

23/10/2015 22:09

Lionel Messi është më i hapur për transferim në Premierligë, se që ishte dy ose tri vite më parë, sipas Guillem Balague.

Sulmuesi argjentinas ka kontratë me Barcelonën deri më 2017, me dëmshpërblim me vlerë prej 250 milionë euro.

Analisti i futbollit në Spanjë, Balague, beson se Messi mund të transferohet në Premierligë.

“Ai ka thënë se jeton në të tashmen dhe ajo tani është në Barcelonë”, deklaroi Balague për “Sky Sports News HQ”.

“Ai ka qenë atje për një kohë të gjatë, është jeta e tij, i ka të gjitha atje. Por, fakti se një prej klubeve të përmendura e ka kontaktuar atë dhe përfaqësuesit e tij, dy herë në javën e fundit, sugjeron se diçka është duke ndodhur”, shtoi ai. “Andaj, ata pa dyshim se do të dëgjojnë se çfarë do t’ju ofrohet. Kjo ndodh tani, e nuk kishte mundësi të ndodhte dy ose tri vite më parë”, përfundoi Balague.