Baku: Vritet islamisti, tentoi ta hidhte në erë qendrën tregtare

Agjencitë e sigurimit të Azerbajxhanit e kanë vrarë sot një islamist të dyshuar për të cilin besohet se ka qenë i lidhur me Al Kaidan, dhe i cili kishte planifikuar sulm vetëvrasës me bombë në qendrën më të madhe tregtare në kryeqytetin Baku.

Bota

03/12/2016 18:29

Kështu ka bërë të ditur agjencia azere për siguri kombëtare e cila ka theksuar se burri është vrarë para qendrës tregtare “Bima” në Baku në momentin kur tentonte që ta shpërthente rripin me eksploziv, transmeton lajmi.net.

Ai kishte dashur ta kryej aktin në momentin që policët tentuan ta arrestonin.

Thuhet se i vrari është identifikuar si Xhami Emin (38) dhe se autoritetet ishin në kërkim për të meqë më herët kishin marrë informacione nga shërbimet e sigurisë se ai po përgatiste sulm terrorist në Azerbajxhan.

AFP thekson se EMin më herët kishte vuajtur dënimin prej nëntë vitesh për shkak të pjesëmarrjes në komplotin terrorist të vitit 2007 ku në shënjestër ishin ambasada amerikane dhe britanike në Baku.

Ai ishte liruar nga burgu në fillim të këtij viti. /Lajmi.net/