Bajrush Morina ofendon Ilir Dedën

Gjatë debatit në KlanKosova, në temën ku bëhej fjalë se aderimi në parti bëhet për ndikim apo siguri, morën pjesë deputeti Ilir Deda, ish-kandidati i LDK-së Bajrush Morina, Ardian Arifaj dhe Laura Kryeziu.

Lajme

23/07/2015 22:14

Në vazhdë të debatit pasi që Deda tha se i gëzohet faktit që dikush futet në politikë me synime te qarta dhe të mira për ndryshim.

Menjëherë pas marrjes së fjalës së ish-kandidatit të LDK-së dhe ish-gazetarit, Bajrush Morina, në një replikë të vogël ndërhyrëse të Dedës, ai iu drejtua me një fjalor jo-etik dhe jo-televiziv duke i thënë se “a bon me mshel”.

Fjali e cila shtyu edhe drejtuesin e debatit, Baton Haxhiu të reagoj dhe të tërheqë vërejtje./Indeksonline/