Bajrami – VV-së: Mashtrues keni qenë, të tillë jeni dhe s’ka asnjë tregues që do të ndryshoni

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje duke i quajtur “mashtrues”. Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se situata e vitit 2020, kur Lëvizja Vetëvendosje votoi buxhetin e qeverisë Hoti, nuk është e njëjtë me atë të tanishmen, siç pretendojnë ata.   “Situata nuk është e njëjtë sepse z.…

Lajme

02/11/2025 11:07

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje duke i quajtur “mashtrues”.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se situata e vitit 2020, kur Lëvizja Vetëvendosje votoi buxhetin e qeverisë Hoti, nuk është e njëjtë me atë të tanishmen, siç pretendojnë ata.

 

“Situata nuk është e njëjtë sepse z. Hoti në atë kohë ka qenë Kryeministër në detyrë, jo deputet i betuar në Kuvendin e Kosovës. Unë kam qenë ministre e Financave në detyrë, jo deputete e betuar në Kuvend. Interesi i shtetit është që ju sa më parë të shkoni në shtëpi e jo t’ju zgjasim jetën duke e votuar buxhetin në kundërshtim me Kushtetutën.
Postimi i plotë: