Bajrami: VV ashtu si Nagip Krasniqin po e mbrojnë Martin Berishajn, po tentojnë t’i kapin organet e drejtësisë
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi Prokuroria ka ngrit aktakuzë ndaj ish kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se Nagip Krasniqin dhe të korruptuarit e pushtetit i ndëshkon ligji dhe vota, dhe konsideron se kontratat e negociuara pa publikim të…

Lajme
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi Prokuroria ka ngrit aktakuzë ndaj ish kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se Nagip Krasniqin dhe të korruptuarit e pushtetit i ndëshkon ligji dhe vota, dhe konsideron se kontratat e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë janë burim i korrupsionit.
“Vetëm në një rast, në atë të KEK-ut/Nagip Krasniqit, Prokuroria po thotë se buxheti i shteti është dëmtuar mbi 3.7 milionë euro, derisa ministrat e Albin Kurtit deri sot kanë nënshkru mbi 900 kontrata sekrete në vlerë mbi 240 milionë euro. A ju kujtohet kur prej Kryeministrit e poshtë i madh e i vogël në LVV garantonin për Nagip Krasniqin, derisa buxheti i shtetit dëmtohej me mbi 3,7 milionë euro. Zotria kishte vendosur që të tregtoj energji me një kompani të palicensuar në kundërshtim me Ligjin, në kundërshtim me ZRRE-në dhe në kundërshtim me zyrën ligjore të KEK-ut”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka thënë se ashtu si Nagio Krasniqin po e mbrojnë edhe Martin Berishajn e kështu po tentojnë t’i kapin organet e drejtësisë.
“Është jetike që në zgjedhjet e ardhshme qytetarët e këtij vend me votu për demokraci, për institucione të pavaruara dhe për një qeveri që nuk i vjedh taksat e tyre, por i kthen ato në mirëqenie për ta. U bëj thirrje organeve të hetuesisë që të hetojnë secilën kontratë të negociuar dhe përgjegjësit të paguajnë për dëmet që kanë shkaktuar. Askush nuk është mbi ligjin dhe asnjëri s’duhet të trajtohet si i tillë”, ka shkruar Bajrami.
Postimi i plotë në Facebook: