Bajrami: Të martën ose të fillojë mësimi, ose Qeveria të dorëhiqet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Qeveria që të japë dorëheqje në rast se të martën nuk fillon mësimi.

Lajme

27/01/2019 23:36

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se deri ditën e martë, ose duhet të fillojë mësimi, ose Qeveria e Ramush Haradinajt duhet të japë dorëheqje.

“Nesër arsimi po hyn ne javën e tretë të grevës, ju se bashku me zëvendësit, 22 ministrat dhe 80 zëvendësministrat duheni urgjent me u taku me SBASHK-un. Ky takim duhet me zgjatë derisa të arrini marrëveshjen për fillim të mësimit.”

“Të martën duhet me fillu mësimi ose Qeveria duhet me dhanë dorëheqje, pasi që as detyrat e shtëpisë s’po arrini me i kry”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Reagimi i Bajramit vjen pasi nesër greva në arsim hyn në javën e tretë, për më tepër SBASHK-u përmes një njoftimi gjatë ditës së sotme ka përsëritur se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. /Lajmi.net/