Bajrami takon Apostolovën, flasin për përmirësimin në fushën e arsimit

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Lajme

26/02/2020 17:47

Me të ajo bisedoi rreth gjendjes në arsim dhe programit qeveritar që synon të bëjë ndryshime pozitive në të gjitha nivelet e arsimi

Ambasadorja Apostolova e ka uruar ministren Bajrami për detyrën e re dhe tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar që të mbështesë Kosovën, sidomos në përmirësimin e mëtejmë në fushën e arsimit.

Ministrja theksoi nevojën e mbështetjes së mëtutjeshme në realizimin e programit qeveritar, respektivisht në realizimin e reformave në të gjitha nivelet e arsimit, që kanë për qëllim ngritjen e cilësisë dhe zhvillimin e këtij sektori.

Bajrami, po ashtu, tha se MAShTI mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar ngushtë me Zyrën e BE-së në Kosovë për realizimin e të gjitha obligimeve që dalin nga MSA dhe ERA.