Bajrami: Qeveria i ka kërkuar BE-së që demarkacioni të jetë kusht për viza

Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami thotë se kushti që i është vënë Kosovës për liberalizimin e vizave është shumë i padrejtë.

Lajme

12/07/2016 18:39

Kështu fletë ajo për demarkacionin, madje sipas saj, Qeveria e Kosovës ka kërkuar që ky të jetë kusht.

“Qeveria e Kosovës i ka kërkuar BE-së që Kosovës ta ja vejë kushte për liberalizmin vizave, kështu që të mund ta kthej opozitën në Kuvend”, tha Bajrami në Klan Kosova.

Ajo ka folur edhe për faktin se Qeveria ka anuluar mbledhjen ku do të procedohet Demarkacioni, duke e cilësuar këtë si një sinjal të mirë.

“Mund të jetë reflektim i Qeverisë, të gabimeve që është duke bërë”.

Bajrami nga Nisma për Kosovën ka thënë se do të jenë në Kuvend kur në rend dite do të jetë Demarkacioni me Malin e Zi./ Lajmi.net