Bajrami: Qeveria Haradinaj për 3 muaj shpenzoi sa Qeveria Mustafa për 1 vit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar qeverinë e vendit, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, për shpenzimin e parasë publike.

Lajme

17/05/2018 23:14

Bajrami, ish-ministre e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë  se “pothuajse në secilën mbledhje” të Qeverisë Haradinaj “ndahen mjete pa kurrfarë kriteri”.

“Vetëm në tre muajt e parë, rezerva shtetërore është shpenzuar në atë masë sa Qeveria Mustafa ka shpenzuar brenda dymbëdhjetë muajve”, është shprehur Bajrami. /T7/