Bajrami për ndërtimet në veri: Dëshmi se po krijohet mini shteti serb

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismas, Valdete Bajrami duke e komentuar krijimin e lagjes serbe në veri, thotë se me këtë po dëshmohet se po fillon dalëngadalë krijimi i mini shtetit serb.

Lajme

09/06/2016 21:14

Për këtë, ajo fajëson Qeverinë Mustafa për siç thotë ajo, mosgatishmërinë  që ta mbrojnë territorin e tyre.

Madje Bajrami ka kërkuar largimin sa më të shpejtë të Mustafës dhe Qeverisë së tij, për shkak të  dëmeve që ata ia kanë shkaktuar vendit./lajmi.net

 

Lexo të plotë shkrimin e Valdete Bajrami në Facebook:

 

Serbët sot filluan ndërtimin e lagjes në veri me investime nga Serbia. A morën leje për ndërtim nga institucionet e shtetit të Kosovës këta njerëz? A nuk janë këto veprime që e dëshmojnë se po fillon dal nga dal krijimi i mini shtetit serb brenda shtetit tonë.
Mustafa thotë që nuk do t’i lejon të ndërtohen shtëpitë në këtë lagje? Por kush po ju pyet juve?
Ju nuk ishit në gjendje t’i dilni në përkrahje qytetarëve shqiptarë të cilit donin të ndërtonin shtëpi në tokat e tyre, e tash po ju servohet lagjja e sërbëve projekt i financuar direkt nga Vuçiçi.
Ju nuk ishit në gjendje të mbroni territorin e vendit për asnjë çast.
Askush nuk është kundër kthimit të serbëve, por jemi kundër kthimit të Serbisë brenda Kosovës.
z.Mustafa dhe gjithë kabineti
qeveritar të cilët vazhdojnë të qeverisin si shkelës të Kushtetutës duhet sa më parë të largohen sepse dëmet që ia kanë sjellur vendit dhe që priten të ia sjellin do të jenë dëme që do të paguajnë brezat e ardhshëm.