Bajrami i reagon Dejona Mihalit – Zyrtare e nëntokës së VV-së, nuk ka kërkuar kurrë votë por ka pushtet të madh

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar Dejona Mihalit të Vetëvendosjes pasi sipas saj kjo e fundit ia ka përmendur emrin. Bajrami e ka quajtur atë zyrtare të pushtetit që kurdisë gjithçka në partinë në pushtet dhe në shtet. “Shefja e nëntokës së Vetëvendosjes që kontrollon çdo punësim, çdo llajk në…

Lajme

22/07/2024 21:06

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar Dejona Mihalit të Vetëvendosjes pasi sipas saj kjo e fundit ia ka përmendur emrin.

Bajrami e ka quajtur atë zyrtare të pushtetit që kurdisë gjithçka në partinë në pushtet dhe në shtet.

“Shefja e nëntokës së Vetëvendosjes që kontrollon çdo punësim, çdo llajk në Fb të anëtarësisë së VV-së, që analizon dhe gjykon çdo paraqitje publike të deputetëve të pushtetit, që mbikëqyrë ministrat se cili po ia shpërndanë më shumë statuset shefit, më paska përmendur emrin. Logjikën e partisë në pushtet e paska projektuar edhe te LDK-ja kur është puna e zbërthimi i mashtrimeve të pushtetit. Ja bëj me dije zonjës se një nga shumë arsyet pse jam në LDK është se asnjëherë deri me sot askush kurrë as nuk me ka shkru tekst, as nuk me ka tregu kur me reagu e çka me folë – s’ka Dejonë te ne”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka thënë se Dejona Mihali është zyrtare e nëntokës së VV-së e cila nuk ka kërkuar kurrë votë por gëzon pushtet të madh.
“Por, meqë kontrollon gjithçka në pushtet e shtet, zyrtaren e nëntokës së Vetëvendosjes, e cila s’ka kërkuar asnjëherë votë nga qytetarët por gëzon pushtet të madh, po e pyes për disa çështje të thjeshta. I ka hija të sqarojë sepse ka pushtetin mbi partinë, mbi deputetët e mbi agjencitë e pavarura”, ka shkruar Bajrami deri sa ka listuar disa pyetje.
Postimi i plotë: