Bajrami i reagon ashpër Muratit: Je injorant, nuk e ke idenë se çka bën ministria juaj

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili sot akuzoi LDK-në se po mundohet të mbrojë biznesmenët dhe ndërtimtarët duke mos votuar propozimin e tij për vlerën e tatimit në pronë. Bajrami përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Murati është duke thënë të pavërteta. “Bizneseve as…

Lajme

28/01/2023 22:00

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili sot akuzoi LDK-në se po mundohet të mbrojë biznesmenët dhe ndërtimtarët duke mos votuar propozimin e tij për vlerën e tatimit në pronë.

Bajrami përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Murati është duke thënë të pavërteta.

“Bizneseve as nuk ju ke rritë tatimin e as nuk përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit”, ka shkruar ajo, transmeton lajmi.net.

Ajo ka thënë se që dy vite, ministri Murati nuk ka marrë asnjë vendim për avancim dhe përmirësim të politikave fiskale, por vetëm po luan rolin e kontabilistit duke i varfëruar qytetarët përmes tatimeve e pastaj duke i shpërblyer të njëjtit me nga 50 apo 100 euro.

“Asnjë shtet nuk është zhvilluar me politikën e lëmoshës”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka kërkuar edhe një herë nga ministri që të pezullojë vlerësimin për tatimin në pronë, duke thënë se i vjen keq që ministri Murati është kaq injorant dhe nuk e ka idenë se çfarë ministria që ai drejton.

Postimi i plotë: