Bajrami: E drejta për kryetar të Kuvendit i takon vetëm PDK-së
Arsim Bajrami nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nuk ka përpjekje të kufizuara. Ai ka thënë se zgjedhja e kryetarit mund të përsëritet disa herë, dhe ajo i takon në të gjitha herët PDK-së.

Lajme
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arsim Bajrami, duke komentuar vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese ka thënë se mundësia e votimit për Kryetar të Kuvendit është e pa përcaktuar.
Bajrami i cili kishte përfaqësuar PDK-në në seancën dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese, për ligjshmërinë e zgjedhjes së Isa Mustafës Kryetar të Kuvendit, në një postim në Facebook ka thënë se deri në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit e drejta për propozim i takon PDK-së.
“Nuk ka vetëm njëherë mundësi votimi për kryeparlamentar, por papërcaktuar. Dështimi me zgjedh në secilën radhë Kryetarin e Kuvendit nuk implikon zgjedhje te reja. Nga radha e parë, e të gjitha tjerat deri te radha e fundit, propozimi i takon vetëm grupit me të madh parlamentar të definuar sipas vendimit të KQZ për certifikimin e zgjedhjeve që është Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës!”, ka shkruar Bajrami. (lajmi.net)