Bajrami: Dogana e Kosovës drejtohet nga një person i emëruar në mënyrë joligjore dhe jokushtetuese, Prokuroria të reagoj menjëherë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, të cilin e ka quajtur “interpretues të vetëshpallur të ligjit”. Ajo ka thënë se ai është në shkelje të vazhdueshme penale që nga 27 marsi, ndërsa ai bashkë me Kurtin i kanë bërë joligjore e jokushtetuese edhe institucionet e tjera të…

Lajme

20/07/2025 16:48

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, të cilin e ka quajtur “interpretues të vetëshpallur të ligjit”.

Ajo ka thënë se ai është në shkelje të vazhdueshme penale që nga 27 marsi, ndërsa ai bashkë me Kurtin i kanë bërë joligjore e jokushtetuese edhe institucionet e tjera të vendit.

“Dogana e Kosovës si institucioni kryesor për mbledhjen e të hyrave buxhetore sot drejtohet nga një person i emëruar në mënyrë tërësisht joligjore dhe jokushtetuese. Prokuroria Speciale duhet të reagojë menjëherë për të mbrojtur rendin kushtetues dhe ligjshmërinë në vend”, ka shkruar Bajrami në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i saj i plotë në Facebook: