Bajraktaraj vazhdon dominimin, arrin triumf të dyfishtë në Kampionatin Ballkanik 2021

 Kushtrim Bajraktaraj vazhdon të arrijë suksese të njëpasnjëshme në sportin e bodybuildingut.

Sport

12/06/2021 22:30

Emri i njohur i sportit të bodybuildingut ka arritur një tjetër fitore të madhe në karrierën e tij, transmeton lajmi.net.

Bajraktaraj ka dalë fitues absolut në Kampionatin Ballkanik në Rumani.

Bajraktaraj u shpall më i miri në kategorinë deri në 80 kilogramë. Ai poashtu triumfoi edhe në kategorinë absolut – overall të këtij kompeticioni.

Kujtojmë se Bajraktaraj më herët gjatë këtij viti kishte dalë fitues edhe në Diamond Cup, që u mbajt po ashtu në Rumani. /Lajmi.net/