Bajqinovci i VV-së: Qeveria duhet ta ndërprejë dialogun me Serbinë

Një patrullim i përbashkët i Forcave të Armatosura Ndërkombëtare në Kosovë bashkë me ato serbe në territorin e vendit ka nxitur reagimin e funksionarëve më të lartë në vend.

Lajme

08/08/2020 18:25

Ishte deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, postoi në rrjetet sociale një video që tregonte 11 pjesëtareve të forcave të xhandarmërisë serbe, një njësi speciale policore, teksa lëviznin me uniforma dhe të armatosur brenda një lagjeje të banuar të fshatit Karaçevë të Kamenicës.

Në një intervistë për Ora News ai thotë se ky është një akt që cënon sovranitetin e Kosovës e për pasojë, qeveria duhet të ndërpresë dailogun me Serbinë.

Ai thotë se qeveria duhet të hyjë sa më parë në zgjedhje.

Bajqinovci: Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar të KFOR dhe dikujt që ka qenë një patrullim i përbashkët edhe pse pamjet tregojnë forcat e xhandarmërisë me të cila kanë kryer krimet deri në vitin 1998 në Kosovë. Nuk është hera e parë , por këtë herë janë futur dhe në lagje dhe biznese të kosovarëve duke i shqetësuar qytetarët duke shkelur kështu dhe integritetin e shtetit tonë. Qeveria e Kosovës duhet ta dënojë këtë rast sepse kjo po bëhet gati çdo muaj. Është një agresion dhe qeveria e Kosovës ende vijon që të negociojë me Vuçiçin në Bruksel.

Kjo qeveri nuk ka legjitimitet as për t’i rifilluar negociatat. Ne dimë që Hoti është një ndër 15 qytetarët më pak të votuar në Kuvendin e Kosovës dhe nuk mund të fillojë negociatat. Është një qeveria ilegale e krijuar nga Presidenti Hashim Thaçi. Kjo qeveri duhet ta ndërpresë sa më parë dialogun dhe të hyjë në zgjedhje.  Avdullah Hoti ka përballë një njeri i cili ka fituar 62 përqind të votave, ndërkohë që atë nuk e pyet as partia e vetë. Ne kemi një shef qeverie, Hashim Thaçi. Kjo ndërhyrje e Serbisë me forcat e xhandarmërisë në territorin e Kosovës është tregues që Serbia është armik i vendit dhe nuk ka interes që ta qetësojë situatën.

Bajqinovci thotë se pritet një reagim nga qeveria dhe institucionet përkatëse por më e keqja sipas tij, është heshtja e ndërkombëtarëve për këtë akt.

Bajqinovci: Javën e ardhshme do të kërkojmë nga Ministri i Mbrojtjes dhe nga Ministri i Brendshëm si dhe nga KFOR se pse kanë hyrë dhe nëse kanë pasur leje të futen në territorin e Kosovës. Ishte një patrullim. Do të kërkojmë të hënën përgjigje se çfarë ndodhi në afërsi të kufirit dhe pse është lejuar. Më e keqja është se ende nuk ka një reagim nga ndërkombëtarët ose presin të kuptojnë se çfarë kanë ndodhur. Është momenti pasi çdo gjë ka dalë nga kontrolli. Situata me koronavirusin ka dalë nga kontrolli. Kjo qeveri nuk po mundet të menaxhojë pandeminë dhe as drejtësinë. Sa më parë të shkojë vendi në zgjedhje aq më e shëndetshme është për popullsinë.

Ndërkohë kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh se organet kompetente po vijojnë punën për të kuptuar qëllimin e këtij patrullimi.