Bahtiri thotë se Vetëvendosja do të fitojë 32% të votave
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.

Lajme
Bahtiri ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen me 6 tetor.
“Vendi i parë dihet”, ka thënë Bahtiri.
“Jam shumë i bindur dhe do të shikoni se do të jetë një befasi e rrallë në Kosovë që ndoshta nuk e kanë besu disa. Parashikimet tona na tregojnë se do të kemi diku 32%”
Tutje ai ka thënë partitë tjera mund të bartin njerëz me autobusë nëpër tubime por nuk do të arrijnë kurrë atë që e ka Lëvizja Vetëvendosje.
Ndryshe, Bahtiri së fundi ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje.