Bahtiri sërish premton: Ura e Ibrit nga nesër do të jetë e lirë
Kryetari Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është shprehur i bindur se nga nesër Ura e Ibrit do të jetë e lirë për të gjithë banorët e asaj pjese dhe për të gjithë të tjerët.
Lajme
Ai në një prononcim për gazetën “Newborn”,ka thënë që nga dialogu në Bruksel, i cili do të mbahet mes përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, pret që përfundimisht të merret një vendim për këtë çështje. Sipas tij, ky vendim do të jetë që ura nga nesër të jetë e lirë.
‘’Unë jam i bindur se ura do të jetë e lirë për të gjithë, kjo do të ndodh në takimin e nesërm. Nuk jam ithtar i trazirave po i dialogut, por edhe dialogu e ka një përfundim’’, u shpreh Bahtiri.
Bahtiri, kishte premtuar që barrikada mbi lumin Ibër, do të hiqet qysh në muajin e gjashtë kur do ta merrte drejtimin e Komunës së Mitrovicës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur as pas 18 muajsh prej kur ai qeveris me këtë komunë.