Bahtiri-PDK-së: Kjo garë ka vetëm një fitues, unë dhe Albin Kurti nën petkun e VV-së

Kryetari i Mitrovicës që është kandidat edhe për një mandat për të parin e kësaj komune, Agim Bahtiri, ka ironizuar me Partinë Demokratike të Kosovës, duke thënë se “dega e PDK-së në Skenderaj – nëndega në Mitrovicë, i shtyn qytetarët të komentojnë me zor se kandidati i tyre do ta fitojë garën”.

Lajme

26/08/2021 09:04

Bahtiri tha se gara për të parin e komunës së Mitrovicës e ka një fitues dhe një formulë, ai dhe Albin Kurti.

“Kjo garë ka vetëm një fitues dhe një formulë, ku qëndrojmë bashkë unë dhe Albin Kurti nën petkun e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, shkroi ai në Facebook.

Kujtojmë se nga PDK, Agim Bahtiri kundërkandidat për zgjedhjet e 17 tetorit do ta ketë Bedri Hamzën.