Bahtiri: O kryetar i AKR-së, o kalon në LDK

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka komentuar lidhur me paralajmërimin e shefit të partisë së tij, Behgjet Pacolli, se ai do të largohet nga posti i të parit të AKR-së.

Lajme

02/03/2015 19:26

Ai ka thënë se nuk është në dijeni për këtë çështje dhe se ende nuk ka biseduar me Pacollin për këtë temë.

“Unë e di që z.Behgjet Pacolli është i zhgënjyer, por nuk kemi biseduar ende për atë çështje dhe nuk mund të them asgjë sepse nuk jemi ulur ende për të biseduar për çështjet të cilat ju po pyesni. Unë nuk mund ta paramendoj AKR-në pa Behgjet Pacollin”, ka thënë Bahtiri për Indeksonline.

Pacolli, i cili në një deklaratë për OraNews kishte paralajmëruar largimin e tij nga AKR-ja, nuk kishte përmendur se kush do të jetë zëvendësuesi i tij. Ndërkaq, jozyrtarisht është thënë se drejtimin e AKR-së do të mund ta marrë kryetarja aktuale e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Por, sipas burimeve të Lajmi.net brenda zyrës së kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri do të kandidojë për postin e kryetarit të AKR-së. Nëse kandidatura e tij nuk përkrahet, ai pritet që të kalojë në LDK-në e Isa Mustafës. (lajmi.net)