Bahtiri: Nuk e bëmë koalicionin me VV-në sepse fitorja nuk garantohej me ta! (Video)

“AKR s’ka mundur të dal si e vetme fituese ne zgjedhje për me e mund të keqen, prandaj e kemi ba koalicionin”, thotë Agim Bahtiri, që është kandidat për deputet në listën LDK-AKR-Alternativa.

Lajme

31/05/2017 22:59

Në TV Rrokum ai thotë se ka negociuar koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje, porse “nuk u arrit marrëveshja me ta, sepse duke i kalkuluar numrat në zgjedhjet e 2014, kjo nuk premtonte fitore”.

“VV ka shumë njerëz të mirë, por fatkeqësisht nuk mundëm me pa treshen e partive. Në të ardhmen mund të ndodhë të bëhemi bashkë”, thotë Bahtiri.

YouTube player