Bahtiri nga Drenasi: S’ka fitues në Drenas, do të ketë balotazh

Kryetari i Mitrovicës, nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri është i sigurt se askush nuk do të dalë fitues në raundin e parë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Drenas.

Lajme

04/12/2016 21:01

“Asnjë parti nuk do të del fitues pa balotazh. Ne jemi duke udhëhequr në pjesën mëtanë hekurudhës, në Lkapushnik. Po e shohim se asnjë parti ska mundësi të dal fitues pa balotazh”, tha Bahtiri për Klan Kosovën.

Ai tha se AKR do të shkojë në balotazh me njërën prej partive, PDK apo NISMA.

Nëse asnjëri nga kandidatët për kreun e Drenasit nuk fiton shumicën e nevojshme në raundin e parë, sipas ligjit, zgjedhjet e balotazhit do të duhej të mbaheshin më 1 janar.