Bahtiri kërkon mendimin e qytetarëve pro një tubimi për hapjen e Urës së Ibrit

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka shprehur mendimin e tij për një tubim siç e quan ai madhështor, ku qytetarët e veriut dhe jugut, njëzëri do kërkonin hapjen e Urës së Ibrit. Ai kërkon nga qytetarët një opinion se nëse janë PRO mbajtjes së këtij tubimi, rrjedhimisht PRO hapjes së Urës, shkruan Lajmi.net Postimi i…

Lajme

05/08/2024 17:44

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka shprehur mendimin e tij për një tubim siç e quan ai madhështor, ku qytetarët e veriut dhe jugut, njëzëri do kërkonin hapjen e Urës së Ibrit.

Ai kërkon nga qytetarët një opinion se nëse janë PRO mbajtjes së këtij tubimi, rrjedhimisht PRO hapjes së Urës, shkruan Lajmi.net

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Mendoj se është koha për të organizuar një tubim madhështor, në të cilin, qytetarët e Veriut dhe Jugut të Mitrovicës, njëzëri kërkojnë hapjen e Urës së Ibrit, sepse kjo Urë është e mbyllur padrejtësisht dhe si e tillë po cenon lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Çdoherë bashkërisht me ju kemi vendosur për gjithçka sa i përket qytetit tonë, andaj ju lutem përcaktohuni nëse jeni PRO mbajtjes së këtij tubimi, rrjedhimisht PRO hapjes së Urës.

Shpërndajeni që ta shohin edhe të tjerët.