Bahtiri kërkon kujdes nga spekulimet

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka shprehur keqardhje për zhdukjen e të riut Sead Alushit.

Lajme

11/04/2015 19:24

Ai ka kërkuar nga të gjitha palët, duke përfshirë edhe mediat, ruajtje të qetësisë dhe përmbajtje nga spekulimet dhe pohimet e pavërtetuara.

“Unë bashkë me kryetarin Rakiq jemi në vendngjarje dhe mbështesim përpjekjet e të gjithëve për të vazhduar kërkimin. Lus të gjithë, në veçanti mediat, që për hir të zotit dhe të vërtetës, të jenë të kujdesshme dhe të sakta në raportimet e tyre, në mënyrë që të ruhet situata edhe ashtu e ndjeshme në këtë qytet”, ka thënë për Kosovapress Bahtiri.