Bahtiri i kundërpërgjigjet Veliut: Konjufca nuk dorëhiqet
Kreu i Mitrovicës, njëherësh, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka deklaruar sot se marrëveshja e koalicionit nuk bën të vonohet më shumë.
Lajme
Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri ka thënë se LDK-ja duhet të kuptojë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, nuk është e arsyeshme të dorëhiqet dhe kjo nuk do të ndodh.
Ai iu është kundërpërgjigjur deklaratave të nënkryetarit të parë të LDK-së, Agim Veliu që tha sot se qëndrojnë prapa ofertës ku Lidhjes Demokratike i takon kryeparlamentari, presidenti dhe pesë ministri.
Postimi i plotë:
Marrëveshje e koalicionit për bashkëqeverisje nuk bën të vonohet më shumë, por të nënshkruhet sa më shpejt, sepse mjaftë është humbur kohë.
Pas votimit nga 75 deputetë, LDK-ja duhet ta kuptoj se kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca nuk është e arsyeshme të dorëhiqet dhe kjo nuk do të ndodh.
Pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të ofertave të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-ja për të mirën e vet dhe për hir të një qeverisje progresive dhe reformatore duhet ta pranoj ofertën e fundit të VV-së. B. /Lajmi.net/