Bagdad, vriten duke pritur në radhë për bukë

Së paku 10 civilë kanë vdekur dhe më shumë se 20 janë plagosur në disa shpërthime me auto- bombë në gjithë Irakun kanë thënë autoritetet e këtij vendi.

Bota

14/04/2015 19:35

Shtatë persona kanë vdekur në eksplodimin e një auto-bombe në zonën tregtare në qytetin Mahmudi, 30 kilometra në jug të Bagdadit, kanë njoftuar nga policia lokale, duke shtuar se eksplodimi ka ndodhur në pjesën shiite të qytetit afër një furre, para së cilës njerëzit kanë qenë duke pritur në radhë për të blerë bukë.

Në këtë sulm janë plagosur 13 persona.

Disa orë më vonë auto-bomba tjetër ka shpërthyer në parkingun e një spitali në perëndim të Bagdadit. Katër njerëz kanë vdekur dhe 10 janë plagosur.

Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, por ekstremistët e IS gati çdo ditë sulmojnë shiitët dhe forcat e sigurisë të Irakut.