Badovc rikthehet në punë, në pikat e larta në Prishtinë pritet të kthehet ujë në mbrëmjeje

Për shkak të nivelit jashtëzakonisht të lartë të turbullirës në liqenin e Badocit dhe pamundësisë për të trajtuar atë, mbrëmë Ujësjellësi Rajonal "Prishtina" është detyruam që të ndërpres në tërësi trajtimin e ujit nga ky Impiant Trajtimi.

Lajme

16/01/2021 12:58

Ujësjellësi ka njoftuar se, stafi i ITUP Badovc nën udhëheqjen e Drejtores Teknike së bashku me stafin , departamentin për kualitet të ujit për pije, arritën tani ta rikthejnë ne punë, mirëpo me kapacitet minimal.

“Pavarësisht funksionalizimit me alternativa tjera teknike, për t’iu furnizuar sado pak me ujë nga linjat tjera, zonat e larta mbesin pa ujë, përveç zonave te ulëta ne lagjen Mati. Ekipet tjera teknike janë ne terren duke punuar në të gjitha drejtimet. Pa ujë të pijshëm janë shumica e zonave që furnizohen me ujë nga ITUP Badoc: Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Mati 1/ Matiqani (pikat e larta), Bregu i Diellit. Do të ju mbajmë vazhdimisht të informuar, varësisht nga situata në të cilën do gjendemi me kualitet te ujit në burim. Ne varësi te mundësive me kapacitet trajtuese, do ngritët gradualisht kapaciteti trajtues ne ITUP, ndërsa rikthimi i furnizimit për shumicën e zonave pritet pas orës 15:00”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit “Prishtina”. /Lajmi.net/