‘Bad News Eagles’ po dominojnë brazilianët – Neymar duke shikuar direkt spektaklin e kosovarëve

Gara në CS:GO po shkon për mrekulli për skuadrën kosovare.

Sport

10/05/2022 12:31

‘Bad News Eagles’ janë duke u përballur me skuadrën ‘Imperial’ nga Brazili, në kuadër të turneut ndërkombëtar të CS:GO.

Kosovarët ishin në epërsi 10:1 në një pikë të ndeshjes, duke dominuar në tërësi skuadrën braziliane, përcjell lajmi.net.

Ajo që ishte interesante ishte fakti se ylli brazilian i futbollit, Neymar ishte duke parë direkt. Ndjekës dhe komentatori madje e përshëndetën yllin e PSG.

Këtë e kanë vënë re edhe disa ndjekës të tjerë. /Lajmi.net/