Bad News Eagles e humbin sfidën ndaj Copenhagen Flames

Sport

14/05/2022 12:59

Bad News Eagles kanë humbur ndaj Copenhagen Flames, në kuadër të turneut “PGL Antëerp 2022” në CS: GO.

Terreni ishte “Ancient” e cila duket se më shumë u shkoi për dore danezëve.

Fillimi i kësaj sfide ishte shumë më e mirë për skuadrën kosovare, por gjërat ndryshuan shpejt, pasi Flames gjetën pikat e dobëta të kundërshtarëve dhe e fituan betejën.

Bad News Eagles ka ende mundësi shumë të mëdha për t’u kualifikuar në fazën tjetër ‘Champions Stage’, e cila do të mbahet me audiencë të drejtpërdrejtë, në rast të tri fitoreve do të kalojnë në këtë fazë, ndërsa në rast se humbin tri ndeshje do të eliminohen nga turneu.