Baby G ndan imazhe të reja nga prapaskenat e videoklipit

Baby G solli tjetër fotografi nga videoklipi i ri.

ShowBiz

30/05/2020 00:00

Baby G këto ditë ka njoftuar se ka finalizuar projektin e ri muzikor, të cilin pritet ta publikojë së shpejti, shkruan lajmi.net.

Ajo kohë pas kohe po ndan me ndjekësit fotografi, në të cilat tregon se si do të duket në videoklip dhe vjen në një version tjetër të nuses.

Në fotografinë e fundit, ajo shfaqet po me atë kostum nusërie, ndërsa shkruan “Kush është gati për këtë…”.

Fansave u mbetet të presin dhe të shohin se çfarë po sjell kësaj radhe Baby G, ndërsa projekti i saj i fundit është “Rap Song”. /Lajmi.net/