Baboo Darabuka dhe Dj Benity me Mimoza Shkodrën në bashkëpunimin ‘Veç edhe ka njo’

‘Veç edhe ka njo’ bashkëpunimi tjetër për sezonin veror. Baboo Darabukat këtë herë bashkëpunojnë me Mimoza Shkodrën.

ShowBiz

15/06/2014 20:57

Edhe një këngë tjetër ritmike i është shtuar këtij sezoni veror. Janë këta Baboo Darabukat dhe Dj Benity që sjellin edhe këngën e radhës pas bashkëpunimit me Dafina Dautin.

Mimoza Shkodra është këngëtarja me të cilën djemtë me darabuka kanë bërë këngën ‘Veç edhe ka njo’, me muzikë nga Florent Boshnjaku dhe tekst të Rozana Radit.

Videoklipi i punuar nga Asha sjell Mimozën të bukur si gjithmonë, shumë festë dhe madje në një pjesë edhe nudo në pjesën e lartme, e kthyer prapa.