Babai tregon se si ja vranë maqedonasit djalin 4-vjeçar

Sedat Aliu ka mbledhur forcat e fundit për të njoftuar të interesuarit për vdekjen e të birit, Almirit 4 vjeçar i cili ishte viktimë e nacionalizmit të prapambetur të një Maqedonasi B.I po nga Kumanova i cili për shkaqe banale sulmoi familjen Aliu.

Lajme

02/07/2016 15:03

”Ju njoftoj se varrimi i djalit tim Almirit do të bëhet në kohën e namazit të Iqindisë” shkruan Sedat Aliu, prindi i Almirit.

Përndryshe arsyeja e sulmit nga maqedonasi B.I, sipas Sedat Aliut, është ky:

”Ishim në spitalin e Kumanovës duke pritur radhë për ti dhënë djalit një ineksion. Në ato momente erdhi një rast urgjentë dhe ne i dhamë përparësi. Këtë gjest njerëzor nuk e mirëpriti B. I, i cili po priste njëjtë në radhë. Madje ai, i revoltuar thirri në telefon përforcime për të më sulmuar mua me familjen.

Në këto rrethana mu desh edhe mua ti ta thërras vëllaun dhe nipin tim. Pasi dolëm jashtë, ata kishin qenë duke na pritur të armatosur. Morrën hov dhe na goditën së pari me makinë të tipit “Mercedes C200”. Na mbështetën për muri. Djalin tim e bëri copa, gruan dhe mua na shkaktoi lëndime të rënda, ndërsa më pas dolën nga vetura duke na rrahur me shkopi  bejsbolli. Këtu e pësuan rëndë e vëllai im A. A dhe nipi im S.D, të cilën gjendet njësoj në gjendje të rëndë në Spitalin e Shkupit”, rrëfen ngjarjen Sedat Aliu, shkruan telegrafimaqedoni.