‘Babastars’ në 2020 me album të ri?

17:00 | 14 Tetor 2019

‘Babastars’ duket se po përgatisin një surprizë të këndshme për fansat.

‘Babastars’ këtë verë nuk kanë qenë edhe aq ‘eksplodues’ siç jemi mësuar t’i shohim ata ndër vite, por duket se këtë mungesë grupi i udhëhequr nga Ghetto Geasy do ta arsyetojnë së shpejti, shkruan lajmi.net.

Anëtarët e grupit së fundmi ishin tejet aktiv në rrjete sociale ku shpeshherë publikonin imazhe së bashku nga studio muzikore, dhe tani në rrjete sociale po flitet se albumi i ri pritet të lansohet në vitin 2020.

Kujtojmë se dy projektet e punuara nga ‘BabaStars’ këtë vit janë ‘Vamos’ dhe ‘Malena’ të cilat mund të konsiderohen të suksesshme nga klikimet që kanë marrë. /Lajmi.net/