Babalija kot ankohet, atij i ka skaduar kontrata

Avdullah Babalija, i shkarkuar së fundmi nga pozita e drejtorit të ndërmarrjes komunale “Çabrati”  në Gjakovë, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila kinse e paska mashtruar.

Lajme

05/01/2015 21:47

“Ja si kryetarja si i manipulon 35 asamblistë komunalë për shkarkimin e bordit të KRM ‘Çabratit’ pa argumente dhe fakte”, shkruan ai, derisa shpërndan procesverbalin e një mbledhje ku Mimoza Kusari-Lila paraqet shpërdorimet në këtë ndërmarrje publike.

Mirëpo ndryshe thotë kryetarja e Gjakovës, e cila i ka thënë Indeksonline se e kanë pritur një performancë të tillë dhe se Avdullah Babalijës i ka skaduar kontrata dhe për këtë arsye është larguar nga pozita e drejtorit në ndërmarrjen “Çabrati”.

“Atij i ka skaduar kontrata më 3 janar. Ai ka qenë drejtues i ndërmarrjes komunale ‘Çabrati’, dhe ne e kemi vërejtur neglizhencë në punë dhe mungesën e përgjegjësisë ndaj punës, mirëpo sidoqoftë ai nuk është i shkarkuar, atij i ka skaduar kontrata”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo më pas ka bërë të ditur se bordi ka vendosur të shpallë konkursin e ri, i cili do të publikohet të martën dhe ka shtuar se Avdullah Babalija mund të rikandidojë sërish.

“Bordi ka vendosur që ta shpallë konkursin e ri, dhe natyrisht atij nuk i mohohet e drejta e kandidimit.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 20 janar.