Babai ther me thikë vajzën në Prizren, raportohet të ketë qenë nën ndikim të alkoolit

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Prizrenit. Një person ka therur me thikë vajzën e tij. I njëjti theksohet të ketë gjendje në gjendje të dehur gjatë kryerjes së këtij akti. Lajmi është bërë i ditur për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Më datën…

Lajme

14/06/2024 12:56

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Prizrenit.

Një person ka therur me thikë vajzën e tij. I njëjti theksohet të ketë gjendje në gjendje të dehur gjatë kryerjes së këtij akti.

Lajmi është bërë i ditur për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Më datën 14/06/2024 rreth orës 00:10 është raportuar se në Prizren, një i dyshuar (A.Sh 44 vjeç) pas një mosmarrëveshje nën ndikim te alkoolit e sulmon viktimën (E.Sh. 21 vjeç)– vajzën e tij  duke e goditur me një mjet të mprehtë- thikë në regjionin e shpinës, viktima ka pësuar lëndime trupore sipas raportit mjekësor”, u tha në njoftim.

Gjithashtu u tha se në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe hetuesi policor kujdestar si dhe hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit.

“Pas konsultimin e prokurorin kujdestar nga departamenti i krimeve të rënda i njëjti rekomandon të iniciohet rast me vepër penale “Vrasje-në tentative”, i cili e lëshon aktvendimin mbi ndalim për 48 orë”, ka deklaruar ai. /Lajmi.net/