Babai i Majlinda Kelmendit: Ja pse nuk kam udhëtuar në RIO (VIDEO)

21:45 | 8 Gusht 2016

Ismet Kelmendi, të arriturat e së bijës i prezanton me krenari.

Kështu këtij numri të madh të medaljeve që ka fituar Majlinda Kelmendi tash vend duhet t’i lëshohet edhe asaj të artës që e fitoi në Lojërat Olimpike në Rio.

Për këtë ta arritur i ati i Majlindës po ndihet shumë i lumtur.

“Besoj se sa gëzohemi ne gëzohet edhe populli shqiptar sepse ajo s’është bijë vetëm e jona”, ka thënë ai në një intervistë për Klan Kosova.

Ngaqë ka shumë emocione kur ndeshet e bija, Ismeti tregon se çfarë bënë në këtë periudhë.

“Nga emocionet nuk kam mundur ta shikoj, kam dalë jashtë”, është shprehur ai.

E kur Kampionia të kthehet nga Rio, Ismeti thotë se pret që shteti t’i bëjë një pritje madhështore.

Por përveç suksesit të së bijës, ai thekson se do të gëzohej njësoj edhe sikur Nora Gjakova të triumfonte në Rio.