Babai i vrasësit të Argëtim Asanit: Djali im mori hakun e të vëllait

Babai i vrasësit të Argëtim Asanit, Bajram Kupa nga Veleshta e Sturgës, ka treguar arsyen që djali i tij realizoi këtë vrasje.

Lajme

25/07/2015 20:46

Për ”Strugalajm.com” Kupa thekson se djali i tij rastësisht është ballafaquar me personin në fjalë i cili në një moment ka vënë dorën në brez gjë që ka provokuar reagimin e shpejtë të djalit të tij.

“Personin në fjalë dhe dy persona të tjerë për ne si familje janë fajtorët kryesor për kidnapimin dhe vrasjen e djalit tonë Uran Kupa”.

“Ne e kemi ditur prej kohësh që ai është personi përgjegjës për rastin e Uranit dhe në këtë rast Avdullai mori hakun e të vëllait”, përfundon Bajram Kupa.

Ndërkohë edhe zëdhënësi i policisë Stefan Dimoski informon ”Strugalajm.com” se një persona tashmë është thirrur në bisedë informative dhe në rast se ka prova që e involvojnë në incidentin e sotëm i njëjti edhe do të ndalohet.