Babai i të arrestuarit Lika: Agroni ka qenë në Turqi tre muaj
Shtëpia e tyre në Strazh u bë cak i Policisë për bastisje gjatë ditës së sotme, kur u arrestuan 40 persona për terrorizëm.

Lajme
Agron Lika, i cili edhe është arrestuar gjatë ditës së hënë, me dyshohet se është pjesëtar i organizatave më të mëdha terroriste ISIS e Al Nusra.
Latif Lika, babi i Agron Likës të arrestuar, për Klan Kosova ka thënë se djali i tij nuk bën pjesë në grupin e terroristëve.
Sipas tij, Agroni ka qenë në Turqi e jo në Siri. Ai ka treguar se tre muaj ka qëndruar në Turqi te disa kushërinj, që kjo familje i ka në atë shtet.
“Ne kemi disa kushëri në Turqi dhe ata e kanë thirrë, bile edhe mua më kanë thirrë me shku te ata e me shku në deti. E unë nuk e besoj se djali është i përfshirë në terrorizëm”, ka deklaruar Latifi.
Policia e Kosovës, gjatë bastisjes së shtëpisë, ka gjetur dy pushkë, por babai i Agronit, Latifi ka thënë se këto pushkë kanë qenë të tij, pasi që, siç deklaroi, ka qenë pjesëtar i luftës së fundit të Kosovës.
Policia e Kosovës, gjatë bastisjes në këtë shtëpi, ka konfiskuar edhe disa celularë.