Babai i policit shqiptar të vrarë në Kumanovë: Nuk e di se si m’u vra djali (Video)

Nijazi Osmani, babai i policit shqiptar të vrarë në incidentin e Kumanovës, një muaj më parë, thotë se dëshiron ta dijë se kush i vrau djalin. Për të ajo që ndodhi në Kumanovë vazhdon të mbetet enigmë.

Lajme

10/06/2015 10:46

Në një intervistë për televizionin “Al Jazeera”, Nijazi Osmani babai i Husamedin Osmani, një nga tetë policët e vrarë në përleshjen e armatosura në Kumanovë, thotë se ende nuk e di se si i vdiq djali, transmeton lajmi.net.

Sipas tij ajo që ka ndodhur në Kumanovë duket të mos jetë diçka e pastër.

“Sinqerisht ju them, kjo duket si një punë e pistë. Janë vrarë njerëz të pafajshëm. Ai ka punuar për një rrogë, dhe nuk ishte punësuar për t’u vrarë”, ka thënë Osmani. (lajmi.net)

YouTube player