Babai i Higuain: E pamundur që djali im t’i bashkohet River Plate

Babai i Gonzalo Higuain ka qartësuar gjithçka sa i përket të ardhmes së djalit të tij.

Sport

03/04/2020 22:16

Ylli i Juventus, Higuain, është lidhur ditët e fundit me një kalim të mundshëm te skuadra e River Plate.

Lidhur me këto spekulime ka folur babai i lojtarit, i cili ka thënë se djali i tij nuk do të bëjë një lëvizje spektakolare drejt River.

“Është e pamundur për tani”, ka thënë Jorge për ‘Goal’, transmeton lajmi.net.

Higuain kishte nisur karrierën e tij me River Plate, kur debutonte në vitin 2005, si tinejxher. /Lajmi.net/