Babai i flet që kur ishte në bark të nënës. Reagimi ndaj zërit të tij kur ajo lind është gjëja më e mrekulleshme

Thuhet se foshnjat nuk mbajnë mend asgjë kur lindin. Ato nuk mund të shohin shumë mirë, janë shumë të butë, por foshnjat mund të njohin zërin që kur janë në barkë të nënës.

Fun

09/11/2019 15:00

Dhe nëse nuk besoni në shkencë, kjo histori e një çiftit nga Brazili do ua ngrohë zemrat dhe do të i inkurajojë të gjithë prindërit e ardhshëm që të i flasin fëmijëve që kur janë në barkë.

Tarsila Rosa dhe Flávio Dantas kanë pritur lindjen e vajzës së tyre Antonella. Në fakt, babai i saj ishte shumë i emocionuar për ta takuar saqë i ka folur çdo mëngjes dhe sa herë që është kthyer nga puna, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Babai i saj i fliste që kur ishte brenda nënës duke i thënë që nuk mund të  pret ta takoj dhe se ai e do shumë.

Edhe pse ai nuk ishte i sigurt nëse vajza e dëgjon, ai asnjëherë nuk ka ndaluari së foluri gjatë tërë shtatzënisë, dhe kur foshnja erdhi në botë, i “tregoi” atij se ka qenë duke e dëgjuar mjaft mirë gjatë gjithë kohës.

Pasi që lindi ajo, babai i saj ia përsëriti fjalët që ia ka thënë gjatë shtatzënisë, dhe ajo e përshëndeti me buzëqeshjen më të sinqertë. Foshnja filloi të qeshte që kur babai i saj filloi t’i fliste dhe fatmirësisht ata e kishin kamerën për ta kapur këtë moment të veçantë. /Lajmi.net/