Babai i Enver Zymberit: E vranë kriminelët e Sllobës

Një trup gjykues i EULEX-it ka shpallur të pafajshëm Radovan Radiqin dhe Millovan Vllashkoviqin, të dyshuar se kanë vrarë policin e Kosovës, Enver Zymberi, në korrik të vitit 2011, në Zubin Potok.

Lajme

20/04/2015 21:05

Muharrem Zymberi, babai i policit të vrarë, është shprehur i zhgënjyer me vendimin.

“Aty dihet kush u vra dhe kush e ka vra, kriminelat e Sllobës, edhe ma s’kam koment”, tha ai.

Polici i njësisë speciale u vra më 26 korrik 2011, në përpjekjen e parë dhe të vetme të institucioneve të Kosovës për të rimarrë nën kontroll pikat kufitare veriore.