Babai i boksierit vdes nga koronavirusi, Yarde ka një mesazh për të gjithë

Boksieri britanik Anthony Yarde thotë se babai i tij ka vdekur pas kontraktimit të koronavirusit.

Sport

30/03/2020 13:02

28-vjeçari i peshave të lehta i ka nxitur njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, duke thënë se babai i tij kishte qenë “i aftë për të mos pasur probleme shëndetësore” para se të sëmuret.

“Jam ende në shok, por ndoshta kjo mund t’i ndihmojë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi”, postoi Yarde në rrjetet sociale, përcjell lajmi.net.

“Sa më shumë njerëz të dalin jashtë dhe të përzihen, aq më gjatë do të zgjasë ky izolim dhe aq më shumë do të përhapet”.

Rastet totale të konfirmuara të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar të dielën kishin arritur në 19.522, me 1.228 vdekje. /Lajmi.net/