Babai i Arbër Zenelit tregon pse nuk i tha asgjë të birit për vdekjen e gjyshit

Arbër Zeneli ka marrë një lajm pikëllues pas tre golave të shënuara në fitoren 4:0 të Kosovës ndaj Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve.

Sport

21/11/2018 19:28

Djaloshi i artë nga Kosova gjatë ditës së djeshme ka humbur gjyshin e tij, lajm për të cilin nuk ka qenë në dijeni deri pas përfundimit të ndeshjes kundër Azerbajxhanit.

Gjyshi i Arbër Zenelit ka ndërruar jetë rreth orës 15:00 të ditës së martë, ndërsa familja ka vendosur të mos ia jap këtë lajm deri në përfundim të ndeshjes.

Babai i Arbër Zenelit, Avni Zeneli, pas varrimit të babait të tij (gjyshit të Arbërit), ka rrëfyer për rastin tragjik në familjen e tyre.

“Pas lojës kur kanë dalë nga zhveshtores i kam treguar”, ka thënë Avni Zeneli, babai i Arbër Zenelit.

“Kam vendosur që mos t’i tregojë që mos ta prish atmosferën e popullit kosovar, lojtarëve, gjithë atyre që janë qenë pjesëmarrës aty, për atë arsye s’kam dashur t’i tregoj djalit që ka vdekur gjyshi i tij”./Lajmi.net/