Babai i Adele lajmëron fqinjën në polici pasi dëgjonte këngët e së bijës

Mark Evans iu ankua policisë për fqinjën Keeley Fry menjëherë pasi ajo u transferua, dhe tani oficerët janë të përfshirë në këtë çështje.

ShowBiz

18/10/2020 22:22

Keeley pranoi se ajo është një super fanse e Adele dhe i pëlqen të këndojë së bashku me hitet e saj, por ajo tani ka frikë ta përshëndet Mark Evans, shkruam The Sun.

Keeley tha, “Unë thjesht dua të këndoj këngët e Adele. Të gjithë miqtë e mi thonë se unë këndoj tamam si ajo.”, transmeton lajmi.net.

“Më pëlqen gjithashtu të luaj këngët e saj. Unë i luaj me zë të lartë, por jo aq keq sa ai bën “, shtoi ajo.

Keeley u transferua në apartamentin fqinj te Mark pak kohë më parë, ndërsa tregon se menjëherë kishte pranuar ankesën nga ai duke iu kërkuar mos të këndonte me zë të lartë.

Ndërsa raportet mes Mark Evans dhe Adele kanë nuk kanë qenë të mira që nga koha kur ai e la nënën e artistes./Lajmi.net/