Babadimrat e Bayernit
Bayern Munich ka shpirt festiv dhe e dëshmoi këtë duke publikuar një xhirim të yjeve të skuadrës që këndojnë këngën e famshme ‘Jingle Bells’. Të maskuara si Babadimra, Franck Ribery, Xherdan Shaqiri dhe yjet e tjerë të gjigantit bavarez janë paraqitur në disponim të mirë duke duartrokitur, kënduar dhe kërcyer së bashku me shije. Skuadra…

Sport
Bayern Munich ka shpirt festiv dhe e dëshmoi këtë duke publikuar një xhirim të yjeve të skuadrës që këndojnë këngën e famshme ‘Jingle Bells’.
Të maskuara si Babadimra, Franck Ribery, Xherdan Shaqiri dhe yjet e tjerë të gjigantit bavarez janë paraqitur në disponim të mirë duke duartrokitur, kënduar dhe kërcyer së bashku me shije.
Skuadra e trajnerit Pep Guardiola është aktualisht në Marok ku do të paraqitet në Kampionatin botëror për klube.
Bayern në fundjavë u shpall kampion vjeshtor i Bundesligës kurse ka siguruar edhe kualifikimin për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve ku do të ndeshet me Arsenalin.