Baba Stars bëhen bashkë për një tjetër bashkëpunim

Me fotografinë të publikuar nga Onati kanë lindur dyshimet për një tjetër bashkëpunim të BS.

ShowBiz

15/09/2019 16:31

Pas ‘Vamos’ dhe ‘Malena’ të cilat pa dyshim janë nga këngët më të dëgjuara këtë verë, duket se Baba Stars po mendojnë të sjellin edhe një bashkëpunim tjetër, shkruan lajmi.net.

Onat ka publikuar një fotografi nga Tirana ku shihet bashkë me Majk dhe Ghetto Geasyn, e ky imazh mjaftoi për të nxitur mendimet se ‘hit’ krijuesit janë duke menduar për diçka të re.

Kujtojmë se videoklipi ‘Vamos’ i cili u lansua në fund të majit ka arritur 14 milionë klikime në Youtube. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B2btqJEBe2k/